LAJMI I FUNDIT:

Porsche feston 30-vjetorin në Tajlandë me “paraqitjen shumëngjyrëshe”

Porsche feston 30-vjetorin në Tajlandë me “paraqitjen shumëngjyrëshe”

Tubimi më i madh i modeleve Porsche në Azinë Juglindore u zhvillua kohët e fundit në Bangkok, Tajlandë.

Ngjarja, e filluar në vitin 2016, është rritur çdo vit dhe bashkon automjetet klasike dhe moderne të prodhuesit të makinave, përcjell Telegrafi.


Tema e ngjarjes së këtij viti ishte ‘Ëndrrat me ngjyra’ dhe kujtoi grupin e ngjyrave të ndezura që ofron Porsche, si dhe modelet e saj.

Ky vit shënon 75 vjetorin e makinave sportive të Porsche, 60 vjetorin e 911 dhe 30 vjetorin e Porsche në Tajlandë.

Përveç dhjetëra makinave në pronësi të klientëve që u ekspozuan gjatë ngjarjes, Porsche Thailand zbuloi gjithashtu një instalacion të veçantë arti me shtatë ngjyrat e javës në kulturën tajlandeze. /Telegrafi/