LAJMI I FUNDIT:

Porsche 918 Spyder shitet në ankand për 1.4 milion dollarë, i ka vetëm 8.000 kilometra të kaluara – u prodhua në vitin 2015

Porsche 918 Spyder shitet në ankand për 1.4 milion dollarë, i ka vetëm 8.000 kilometra të kaluara – u prodhua në vitin 2015

Një veturë Porsche 918 Spyder është shitur në ankand me një çmim rekord.

Ankandi është mbajtur disa ditë më parë, kurse për Porsche 918 Spyder kanë ardhur 37 kërkesa, e më e mira ishte ajo që kapte vlerën e 1.405.000 dollarë, transmeton Telegrafi.


Vetura është prodhuar në vitin 2015 dhe ka ngjyrë metalike hiri dhe është e pajisur me mjete shtesë që kapin vlerën e 84.000 dollarëve.

Ka të përshkuara mbi 8.000 kilometra, e në të njëjtin ankand është shitur edhe një Ferrari 488 GTB prodhim i vitit 2016, për të cilin u ofruan 164.700 dollarë nga një biznesmen.

Ndërkaq për një McLaren Mp4-12C Spider i prodhuar në vitin 2012 janë dhënë 105.683 dollarë. Më herët këtë vit, një Porsche Carrera GT është shitur për 1.071.700 dollarë. /Telegrafi/