Lista e veturave të lavdishme që do të shiten nëpërmjet ankandit në Javën e Veturave në Monterey është përplot me ato lloj vetura të cilat të bëjnë ta kthesh kokën për t’i parë, duke filluar me një nga 12 veturat Packard Custom Convertible Sedan i vitit 1934 e deri tek prototipi i Ferrarit LaFerrari MP1 2012.
Por nëse je adhurues i filmave Fast and Furious, atëherë atje mund të jetë vetëm një veturë të cilën ju do e donit ta keni në garazhin tuaj, një Porsche 911 Carrera RS 2.7, veturë e cila më parë ishte nën pronësinë e Paul Walker.
Walker ishte pjesë e serisë së filmave aksion deri në momentin kur ai vdiq në vitin 2013 në një aksident ku ishte e përfshirë një Porsche tjetër, një Carrera GT e cila gjithashtu ishte nën pronësinë e Walker, transmeton Telegrafi.
Një tip i veturave, Walker kishte treguar në lidhje me blerjen e kësaj veture gjatë një paraqitje tek Jay Leno, veturë të cilën ai e kishte gjetur në internet gjatë vitit 2011.
Walker nuk ishte edhe aq i sigurt se nëse vetura mund të ndizej kur ai kishte pranuar që ta blinte atë, por që mjeshtërit tek Ankandet Mecum janë në gjendje ta ofrojnë veturën në gjendje të rregullt tani kur ajo është restauruar dhe rafinuar në një nivel që edhe vet Walker do ta kishte vlerësuar.
Vetura 911 RS 2.7 ka një histori të ngasjes të shpejtë dhe të furishme, pasi që ky model kishte garuar nëpër pista të ndryshme duke filluar nga viti 1972. Vetura e Walker vije me dokumente nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave dhe me një certifikatë autenticiteti nga Porsche. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak