LAJMI I FUNDIT:

Porosit ATK: Deklaroni saktë tatimin

Porosit ATK: Deklaroni saktë tatimin

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe kontributet pensionale në mënyrë reale.

Në njoftim për media, ATK u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre.


“Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit tek bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre. Disa nga veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

ATK u bënë thirrje të gjithë personave të lartcekur që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Në fund, ATK thotë se me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori