Poroshenko: Nemtsov kishte prova për sulmet ruse në Ukrainë

Poroshenko tha se politikani rus, që ishte kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, disa javë më parë ka thënë se ka prova për rolin e Rusisë në krizën në Ukrainë dhe se ato e ka ndërmend t’i publikojë, transmeton agjencia Reuters.
“Ai tha se do të zbulojë prova bindëse të përfshirjes së forcave të armatosura ruse në Ukrainë. Dikush është frikësuar shumë nga kjo. Ata e vranë atë”, ka thënë Poroshenko në një deklaratë në televizion gjatë një vizite në qytetin Vinicius.
Kiev dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për shtim të trupave dhe armatimit në lindje të Ukrainës në një konflikt që ka vazhduar pavarësisht nga data zyrtare e hyrjes në fuqi të armëpushimit më 15 shkurt.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































