LAJMI I FUNDIT:

Popovski: Qeveria e Maqedonisë lidere në rajon sipas indeksit të transparencës

Popovski: Qeveria e Maqedonisë lidere në rajon sipas indeksit të transparencës

“Sipas hulumtimit në suaza të projektit “Action SEE” për transparencë të pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, Qeveria e Maqedonisë së Veriut së bashku me Malin e Zi janë lidere në rajon sipas indeksit të transparencës i cili paraqet 78 për qind në përmbushjen e indikatirove. Trendi është në rritje në dy vitet e fundit dhe solli kthesë në rangimin e vendit tonë. Në vitin 2016 ishim në vend të fundit me vetëm 52 për qind të indiaktorëve të plotësuar”.

Këtë e theksoi ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në konferencën ndërkombëtare “e-Shoqëri – Institucione të hapura dhe llogaridhënie” e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të Fondacionit “Metamorfozis”.


Popovski thotë se Strategjia për transparencë që Qeveria e miratoi para dy javësh është dokument planor strategjik i cili është sendërtim për një nga shtyllat thelbësore të politikave të Qeverisë – transparencë e rritur në pikëpamje të punës së çdoditshme dhe përforcim i sundimit të së drejtës.

Me të, shtoi Popovski, u përfshinë edhe të gjitha ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria, por edhe të gjitha shoqatat aksionare në pronësi shoqërore.

“Kështu, secili që disponon me para të qytetarëve dhe ushtron veprimtari të interesit publik, do të ejtë i obliguar të hapet para tyre dhe të publikojë informata dhe dokumente të shumta. Me rëndësi të posaçme është që zbatimi i aktiviteteve të parapara do të monitorohet nga grupi i punës i përbërë prej shtatë anëtarëve në të cilin përveç institucioneve do të marrin pjesë edhe sektori joqeveritar, mediumet dhe komuniteti afarist”, sqaroi Popovski.

Ai theksoi se përmes konceptit “qeveri e hapur” krijojnë ambient demokratik medial dhe përmes transparencës aktive sigurojnë qasje të papenguar drejt informatave në interes të qytetarëve.

Drejtoresha e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Fani Karanfillova Panovska theksoi se në proces të përpunimit të analizës së financimit shtetëror të organizatave qytetare që ka për qëllim të propozojë mënyra dhe modele për reformim të sistemit të financimit shtetëror.

Ajo theksoi se për shkak se Komisioni për qasje drejt informatave të karakterit publik është jofunksional tashmë një vit e gjysmë, përkatësisht jotërësisht i ekuipuar, ka stagnim në procesin e vendimmarrjes rreth ankesave.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori