LAJMI I FUNDIT:

Popovski: Ka mbaruar koha e inspektimeve kauboj, kompanitë e vogla do të punojnë lirshëm

Popovski: Ka mbaruar koha e inspektimeve kauboj, kompanitë e vogla do të punojnë lirshëm

Ministri pa resor i angazhuar për komunikime, llogaritje dhe transparencë, Robert Popovski, ka deklaruar se me Ligjin e ri për gjoba, ndërmarrjet e vogla do të punojnë më lirshëm.

Ai thotë se gjobat maksimale prej 5 mijë eurove, do të ulen në 2 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kjo është lehtësim i madh dhe do t’u jep hapësirë të madhe për liri në punë ndërmarrjeve të vogla në Maqedoni”, tha Popovski për RTVM.

Edhe pse të ardhurat në buxhetin shtetëror për vitin 2019 është paraparë që të jenë të njëjta sikur vitin 2018, ai tha se inspektorët nuk do të jenë të detyruar që me çdo kusht ta mbushin normën.

“Ka përfunduar koha e inspektimeve kauboj, të cilat gjatë gjithë vitit kanë qëndruar në kompani të njëjta, madje edhe u janë siguruar edhe zyra të veçanta. Dënimet janë ulur, efikasiteti i inspektimeve do të jetë më i madh, por kjo nuk do të thotë se me çdo çmim duhet të arrihen të ardhurat”, tha Popovski.

Ndryshe, ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje me të cilin do të ulen dënimet për persona fizik dhe juridik, do të futen në procedurë qeveritare dhe parashihet që dënimet për personat fizik të ulen deri 75 për qind, ndërsa për personat juridik deri 150 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori