LAJMI I FUNDIT:

Poposki fajëson BE-në për krizën politike në Maqedoni (Video)

Poposki fajëson BE-në për krizën politike në Maqedoni (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, e ka fajësuar Brukselin për krizën politike në vend. Ai ka theksuar se situata politike nuk do të përkeqësohej nëse vendi do të kishte perspektivë të qartë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Alsat-M, Poposki ka shtuar se tejkalimi i krizës gjithashtu varet nga BE-ja, pra nëse kjo e fundit do të hapë bisedimet për anëtarësim, atëherë mund të ndodhë përfundimi i krizës politike.


”Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të besueshmërisë dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pa ndodhur një gjë e tillë shumë vështirë mund të kapërcehen edhe sfidat aktuale të politikës së brendshme”, tha Poposki./Telegrafi/