LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: SHBA do të ofrojë mbështetje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pompeo: SHBA do të ofrojë mbështetje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo me të cilin kanë diskutuar edhe për mbështetjen që SHBA-të do t’i japin Kosovës në procesin e dialogut.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kryeministria.


Në këtë komunikatë thuhet se “Sekretari Pompeo e ka uruar kryeministrin Hoti për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”.

Po ashtu, Hoti në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur sot në Shtëpinë e Bardhë,  gjatë këtij takimi kryeministri i Kosovës ka potencuar gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

“Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, në procesin e integrimeve europiane dhe euroatlantike. Ndërsa, sekretari Pompeo theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori