LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: SHBA-ja gati të japë 20 milionë dollarë ndihma për Venezuelën

Pompeo: SHBA-ja gati të japë 20 milionë dollarë ndihma për Venezuelën

SHBA-ja është gati të dërgojë 20 milionë dollarë ndihma humanitare për të ndihmuar popullin e Venezuelës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndërkohë u bëri thirrje shteteve që të mos e njohin Nicolas Maduron si president.

SHBA-ja ka njohur opozitarin, Juan Guaido, si presidentin e përkohshëm dhe shumë shtete të tjera, shumica në Amerikë, kanë ndjekur të njëjtin shembull.


Pompeo i kërkoi forcave venezuelase të sigurisë që të mbrojnë Guaidon dhe paralajmëroi mbështetësit e regjimit kundër sulmimit të protestuesve opozitarë.

Pompeo i bëri këto deklarata në selinë e Organizatës së Shteteve të Amerikës më Uashington, duke i “kërkuar anëtarëve të këtij grupimi që të mbështesë Guaidon dhe tranzicionin demokratik dhe të drejtë”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori