LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: SHBA aleate e palëkundur e Shqipërisë

Pompeo: SHBA aleate e palëkundur e Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Shqipërinë për 108 vjetorin e pavarësisë.

Reklama

Në mesazhin e tij Pompeo shprehet se këtë vit festohet vendimi i BE për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që thekson se SHBA mbetet aleate e palëkundur e vendit.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, shprehet Pompeo.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Lajme
Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Lajme
Dorëheqje, shkarkime të aksionarëve të ndërmarrjeve publike e emërime – gjithçka që ndodhi në mbledhjen e kuvendit komunal të Prishtinës

Dorëheqje, shkarkime të aksionarëve të ndërmarrjeve publike e emërime – gjithçka që ndodhi në mbledhjen e kuvendit komunal të Prishtinës

Prishtina
Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

Lajme
Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Kronika e Zezë
Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Politikë
Kalo në kategori