LAJMI I FUNDIT:

Pompeo kundërshton diplomatin rus Sergei Lavrov, i cili tha se me Trump nuk diskutuan për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane të vitit 2016

Pompeo kundërshton diplomatin rus Sergei Lavrov, i cili tha se me Trump nuk diskutuan për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane të vitit 2016

“Presidenti Trump i tha ministrit të jashtëm rus se ndërhyrja e Moskës në zgjedhjet e Amerikës ishte e papranueshme”, tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo të mërkurën – duke kundërshtuar pohimin e diplomatit rus që ata as që e diskutuan këtë çështje.

Trump të martën u takua me Sergei Lavrov në Shtëpinë e Bardhë, e cila më vonë lëshoi ​​një deklaratë që thoshte se Trump e kishte paralajmëruar diplomatin kundër ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020, ashtu siç bëri Rusia në zgjedhjet e 2016, sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane, transmeton Telegrafi.


Por Lavrov, kur u prononcua për media në Shtëpinë e Bardhë, tha: “E dini çfarë, ne as që kemi diskutuar zgjedhjet”.

Pompeo kundërshtoi versionin e bisedës së Lavrovit të mërkurën dhe tha se një paralajmërim i tillë u dha në çdo takim në të cilin ai ishte.

“Unë mund t’ju them se deklarata e ministrit të Jashtëm, Lavrov nuk është me saktësi një reflektim i kujtimit tim për atë takim. Dhe Presidenti Trump e bëri të qartë në takimin që ai pati me Lavrovin … që Presidenti Trump personalisht, dhe Amerika, e sheh të papranueshme ndërhyrjen e tyre në zgjedhjet tona”, tha Pompeo.

Lavrov në Shtëpinë e Bardhë mohoi me ngulm përfundimin unanim të komunitetit të inteligjencës se Moska ndërhyri në zgjedhjet e 2016 për të ndihmuar Trump dhe për të dëmtuar Hillary Clinton.

Mirëpo Pompeo e kundërshtoi atë, duke thënë se SHBA e dinin shumë mirë se çfarë kishte ndodhur.

Lavrov gjithashtu shtyu teorinë se ishte Ukraina dhe jo Rusia që kishin ndërhyrë në zgjedhje.

“Zgjedhjet e vitit 2016 nuk kanë asnjë lidhje me ne, kjo është një çështje midis dy shteteve sovrane. Por kjo tregon shtrirjen e absurditetit për akuzat për ne dhe ndërhyrjen ruse”, tha Lavrov gjatë një konference shtypi me Pompeon, duke iu referuar Ukrainës.

“Ne mendojmë se kemi ndarë shumë fakte për të treguar se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2016 me homologët tanë rus. Ne nuk mendojmë se ka ndonjë gabim në lidhje me atë që ka ndodhur vërtet”, u përgjigj Pompeo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori