LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: Kina duhet t’i sigurojë botës qasje në laboratorët e saj në Wuhan, globi duhet ta kuptojë origjinën e coronavirusit

Pompeo: Kina duhet t’i sigurojë botës qasje në laboratorët e saj në Wuhan, globi duhet ta kuptojë origjinën e coronavirusit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi të mërkurën se Kina duhet t’i lejojë botës të ketë qasje në laboratorët e saj të virologjisë në Wuhan, pasi i gjithë globi duhet ta kuptojë origjinën e coronavirusit, dhe se Pekini e ka për obligim të jetë transparent.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhjet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës janë përkeqësuar ndjeshëm që nga shpërthimi i coronavirusit, i cili deri më tani tani i ka marrë jetën më shumë se 200 mijë njerëzve në botë, që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Ndërkohë Washingtoni dhe Pekini kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit, për trajtimin e pandemisë, saqë Pompeo potencoi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë plotësisht se Kina nuk raportoi për shpërthimin në kohën e duhur.

“Ende nuk kemi fituar qasje në laboratorë, bota nuk ka fituar qasje në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Ne nuk e dimë saktësisht se nga lindi ky virus”, tha Pompeo në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori