Politikanit danez i ndalohet hyrja në Britani të Madhe, donte të digjet Kuranin në rrugë

Politikanit danez të ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, pasi njoftoi se do të digjte një kopje të Kuranit në Wakefield.
Ministri i Sigurisë, Tom Tugendhat, tha se Rasmus Paludan, themeluesi i partisë anti-islamike Stram Kurs, ishte shtuar në listën e vëzhgimit të Britanisë.
Paludan tha se ai planifikon të djegë një Kuran në një shesh publik në qytetin West Yorkshire këtë javë, transmeton Telegrafi.
Ai doli me iniciativën pasi katër nxënës në shkollën Ëakefield u pezulluan për dëmtimin e një kopje të Kuranit. Në një video të postuar në Twitter të dielën, Paludan tha se do të udhëtonte në qytet për të "luftuar" kundër "forcave jodemokratike".
Ai pretendoi se kishte ndërmend të digjte Kuranin të mërkurën që të përkonte me fillimin e Ramazanit. Paludan ka mbajtur disa demonstrata të mëparshme në të cilat libri i shenjtë i myslimanëve u dogj, disa prej të cilave çuan në demonstrata të dhunshme.
Në janar, ai i vuri zjarrin një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm. Akti është bërë pjesë e një mosmarrëveshjeje diplomatike midis Turqisë dhe Suedisë, me Turqinë që tani bllokon kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Ministri i Sigurisë i tha Dhomës së Ulët të Parlamentit se ndërhyrja e tij ndodhi pasi shprehu shqetësimin për një vizitë të mundshme të Paludan të hënën.
"Politikani i ekstremit të djathtë islamofobik danez Rasmus Paludan tha se do të udhëtonte nga Danimarka në Wakefield, me qëllimin e vetëm për të djegur Kuranin në një vend publik. Paludan është burgosur më parë në Danimarkë për deklaratat e tij urrejtëse dhe raciste. Ai është një njeri i rrezikshëm të cilin nuk duhet të lejohet në këtë vend”, tha Simon Lightëood, deputet laburist.
Një përgjigje mbërriti shpejt nga Ministria britanike e Sigurisë, se Paludan do të ndalohej të vinte në Britani, dhe se "udhëtimi i tij nuk do të ishte i favorshëm për të mirën publike". /Telegrafi/





















































