LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Grupe dhe biznese të caktuara nuk dëshirojnë që në veri të Kosovës të ketë paqe

Çanak: Grupe dhe biznese të caktuara nuk dëshirojnë që në veri të Kosovës të ketë paqe

Në një intervistë dhënë televizionit Dukagjini, i shqetësuar me zhvillimet në veri të Kosovës është shprehur politikani serb, Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve në Vojvodinë, Nenad Çanak.

Zhvillimet që u pasuan pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga Kosova kanë sjellë reagimet e politikanëve në Serbi.


Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve Nenad Çanak ka thënë se zhvillimet  e fundit mund të destabilizojnë gjithë rajonin.

Çanak si pikënisje të problemeve e sheh largimin e trupave amerikane nga Afganistani.

“Mund të them se është një situatë shumë e komplikuar me shumë aktorë të përzier. Ambasadori rus në Beograd dhe ministri serb i Mbrojtjes u afruan në kufi te Kosova. Kjo nuk është gjë e mirë. Që kur trupat amerikane u larguan nga Afganistani, ekstremistët nga e gjithë bota morën shtytje që të shkaktojnë trazira. Tani që ne po flasim situata është ndërlikuar. Nuk po rrezikohen vetëm palët e përfshira në problem por i gjithë rajoni”, deklaroi Çanak, përcjell Telegrafi.

Por Çanak situatën problematike në veri nuk e sheh si shkak i veprimeve të Qeverisë për reciprocitet.

“Po shoh një shfaqje politike për konsum të brendshëm pasi në të dyja vendet do të ketë zgjedhje. Këtu nuk qëndron problemi te targat. Kurti po dëshiron të tregojë se Kosova është një vend sovran, derisa Vuçiqi dëshiron të japë mesazhin se është aty për të mbrojtur të gjithë serbët”.

“Në veri të Kosovës ka grupe të caktuara dhe biznese që nuk dëshirojnë që aty të ketë paqe, prandaj ata dëshirojnë të përfitojnë nga këto trazira”, shtoi tutje Çanak./Telegrafi/