”Politikanët shqiptarë në Maqedoni të mos frikësohen nga përfshirja e grave në politikë”

Para dy ditëve u votua Qeveria e re e Maqedonisë me 62 vota Për, 44 vota Kundër dhe 5 vota të Përmbajtur. Qeveria e Maqedonisë tani ka përbërje të re! Shqiptarët përfaqësohen me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikaster, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër pa resor i propozuar nga LSDM-ja. Ajo çka lë për të dëshiruar është mospërfshirja e grave në asnjë resorë si udhëheqëse nga partitë politike shqiptare.
Barazia gjinore në politikën e Maqedonisë është e një avazi dashakeqës. Gruaja ende vazhdon të përbuzet në politikë, sidomos nga partitë politike shqiptare.
Mospërfshirja e gruas në postet kyçe në politikën e Maqedonisë, paraqet një hendek ku gratë janë nënpërfaqësuara në politikë.
Kjo është një tregues për atë që maskilizmi si një steriotip kulturor i fortë, ende nuk ndryshon në vendosjen e grave në postet vendimarrëse. Pyetjes ‘Kush e ka fajin’? Politika dhe natyra maskiliste e shoqërisë shqiptare në Maqedoni nga njëra anë, apo vetë gratë dhe karakteri i veçantë i gruas si natyrë, çdo mendje e shëndoshë dhe paparagjykime ia jep lehtë përgjigjen.
Profesoresha universitare, Arta Toçi, thotë se pozitën e femrës shqiptare në shoqëri shumë shpesh e determinon trajtimi dhe pozicionimi i tyre nga shqiptarët dhe kjo gjë vjen në shprehje në të gjitha sferat e jetës.
”Ngase flasim për politikë, do të përqendrohem pikërisht te kjo sferë. Është për keqardhje se partia shqiptare, BDI, shumë vite më parë kishte vendosur një femër si ministre, ndërkaq në këtë qeveri, femra shqiptare do të mungojë në taborin politik shqiptar. Kjo nuk vjen si rezultat i mungesës së aftësive, por femra shqiptare bën beteja të përbashkëta me mashkullin dhe kur fitohet beteja, ajo fillon një betejë të re, që po dëshmohet si betejë e humbur. Partia nga e cila vij unë, LR-PDSH, nuk kishte komoditetin të bëjë përfshirje të dy gjinive, prandaj dhe nuk po e paragjykoj rezultatin në rrethana tjera. Është e nderuar një parti politike e cila në radhët e veta ka femra të cilat me arritjet akademike dhe profesionale, kanë bërë emër në jetën shoqërore. Partrneri i koalicionit, LSDM, i shfrytëzoi këto emra si aset për partinë. Kur arritjet personale do të kuptohen si vlerë për një parti politike, do të ndërtohen kritere që për bazë do t’i kenë cilësitë dhe jo gjininë”, vlerëson Toçi për Telegrafi Maqedoni.
Luljeta Ademi, aktiviste për të drejtat e njeriut në Maqedoni thekson faktin se, pjesëmarrja e gruas në vend, gjegjësisht në proceset vendimmarrëse në përgjithësi dhe në politikë në veçanti, mbetet në nivele shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera të Evropës Lindore e Qendrore.
”Edhe pse ligji aktual i Maqedonisë favorizon qartë këtë me kuota të përcaktuara për gratë. Vullneti i partive politike, sidomos shqiptare, për të futur përqindjet e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje ka mbetur në letër. Kemi kohë që debatojmë: Pse duhet gruaja në politikë dhe në jetën publike? Cilat janë pengesat për pjesëmarrjen e gruas në politikë? Si duhet realizuar procesi i rritjes së rolit të gruas në vendimmarrje? Edhe pse ka disa modele pozitive nga të gjitha partitë politike, shumica e grave ballafaqohen me një frymë të ashpër politike. Gratë në politikë janë cilësi e demokracisë dhe mund të japin shumë më shumë nga mundësitë që iu ofrohen. Apel politikanëve shqiptarë që të mos “firkësohen” të kenë gratë pranë vetes, jo si gra por si kuadro të barabarta që denjësisht veprojnë dhe me shumë profesionalizëm të krijojnë politikat në cilindo nivel qofshin”, deklarohet Ademi.
Gratë, të suksesshme pothuajse në të gjitha sferat. Përbëjnë sot një potencial të madh jo vetëm numerik po edhe profesional e intelektual.
Gazetarja Anita Latifi për Telegrafi Maqedoni thotë se, demokracia moderne është e paimagjinueshme pa kyçjen e barabartë të grave në politikë.
”Sikur të i ishte kushtuar pak më shumë rëndësi senzibilizimit të opinionit dhe vetë partive për barazinë gjinore dhe sikur pak më shumë të ndikohej në ndryshimin e qasjes ndaj femrave në politikë, ndoshta rezultatet do të ishin më pak befasuese. Demokracia moderne është e paimagjinueshme pa kyçjen e barabartë të veprimit të meshkujve dhe femrave në proceset e vendimarrjes dhe në jetën publike dhe politike. Ne edhe një herë dëshmuam se “demokracia jonë moderne” le për të dëshiruar”, thekson Latifi.
Përderisa politika në Maqedoni do të vazhdojë të mbetet maskilisite, demokracia nuk mund të jetë e përparuar dhe cilësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?