LAJMI I FUNDIT:

Politikanët shqiptarë në Maqedoni komentojnë zgjedhjet në Kosovë, e urojnë LVV-në për fitoren

Politikanët shqiptarë në Maqedoni komentojnë zgjedhjet në Kosovë, e urojnë LVV-në për fitoren

Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë komentuar zgjedhjet kuvendare në Republikën e Kosovës.

Ata përgëzojnë institucionet dhe qytetarët e Kosovës, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


Më poshtë i keni shkrimet e tyre:

Ali Ahmeti:

“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët. Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”

Bilall Kasami:

“Populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë, me çfarë konfirmoi edhe një herë traditën pluraliste. Fundi gjithmonë zbukuron veprën, ndërsa rezultati do të zbukuroj edhe më shumë këtë ditë feste të Republikës së Kosovës!”.

Ziadin Sela:

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”.

Afrim Gashi:

“Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri. Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik. Radhën e kemi ne!”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori