Politika amerikane ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar, ajo ka mbetur e njëjtë për shumë vite, i tha ambasada amerikane gazetës serbe ‘Politika’, kur u pyet nëse një raport i Pentagonit për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor mund të ndikojë në kursin e ardhshëm të Uashingtonit karshi Beogradit.
“Uashingtoni e kupton interesin e Serbisë për zhvillimin e marrëdhënieve pozitive me një gamë të gjerë partnerësh, dhe ne presim që edhe partnerët tjerë serbë të tregojnë respekt të ngjashëm dhe mbështetje për qëllimet strategjike të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Në raportin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thuhet se “ Marrëdhëniet dypalëshe ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë kanë qenë të vogla përpara se Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiq të merrte pushtetin në Serbi në vitin 2012”.
Sipas raportit, Partia Përparimtare Serbe ka ndërmarrë hapa për të rritur marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë, gjë që ka rezultuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje zyrtare për bashkëpunim në mbrojtje, në nëntor të vitit 2013, transmeton REL.
Por, ambasada amerikane në Beograd tha se ambasadori, Anthony Godfrey, kohët e fundit e ka sqaruar se është në interesin strategjik të SHBA-së që Serbia të zhvillohet si një shtet modern, demokratik, i prosperuar, në paqe me fqinjët e saj, duke demonstruar respekt të plotë për sundimin e ligjit dhe e përkushtuar të garantojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.
Gazeta Politika raporton se ambasada amerikane ka thënë gjithashtu se SHBA-ja mbështet plotësisht “qëllimin e deklaruar të Serbisë për integrimin evropian”, dhe se ajo respekton politikën e Serbisë për neutralitetin ushtarak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës