LAJMI I FUNDIT:

Policia vret një student sepse nuk kishte vendosur maskën në Kongo

Policia vret një student sepse nuk kishte vendosur maskën në Kongo

Një student i cili nuk kishte vendosur një maskë epidemiologjike u vra nga një oficer policie në Kinshasa, Kongo, njoftoi media lokale.

Dëshmitarët okularë thanë se studenti i letërsisë hoqi maskën ndërsa filmonte punën e tij për fakultetin.


Sipas dëshmitarëve okularë, pas një debati me studentin, polici nxori një armë dhe gjuajti, i pakënaqur sepse nuk mund të mblidhte gjobën, raporton telegraaf.nl.

Veshja e një maske është e detyrueshme në Kongo dhe gjoba për mos mbajtjen e saj është 10,000 franga kongolez (pesë dollarë).

Policia e Kinshasës akuzohet rregullisht për ngacmime dhe akuza gjobitje pa lëshuar një faturë. /Telegrafi/