LAJMI I FUNDIT:

Policia tregon sa veta morën pjesë në protestën për skandalin e përgjimeve

Policia tregon sa veta morën pjesë në protestën për skandalin e përgjimeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e sotme e shoqërisë civile, e thirrur për skandalin e përgjimeve në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ka përfunduar e qetë.

“Sot me 05.08.2016, nga ora 18:00, sipas procedurave të parapara ligjore është paralajmëruar se do të mbahet një protestë në Sheshin” Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë protestë kanë marr pjesë rreth 150 protestues dhe rreth orës 19:15, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.


Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, pjesëtari i shoqërisë civile, Imer Mushkolaj, ka thënë se protesta e sotme ka marr fund, për të vazhduar të hënën në orën 19:00.

Duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive, Mushkolaj ka thënë se “qytetarët mund të marrin pjesë në këtë protestë pa konkurruar”, duke satirizuar edhe përmbajtjen e telefonatave mes shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe një zyrtari tjetër. /Telegrafi/