LAJMI I FUNDIT:

Policia thotë se nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente serioze

Policia thotë se nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente serioze

Policia e Kosovës ka njoftuar se në natën e Vitit të Ri, janë raportuar disa incidente nëpër rajone të ndryshme, por që ndërlidhen kryesisht me përdorimin jo adekuat të fishekzjarrëve apo mjeteve tjera piroteknike.

Këto sipas Policisë, kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.


Policia thotë se me kohë kishte të përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Po ashtu, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive. Gjatë periudhës së ndërrimit të viteve (2016/2017), nga aspekti policor, garantimi i sigurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i lëvizjes së lirë, ka shkuar sipas planeve policore dhe kjo periudhë kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz”, thuhet në komunikatë.

“Vlen të potencohet se disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nëpër rajone të ndryshme, por që ndërlidhen krye sisht me përdorimin jo adekuat të fishekzjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasoj e tyre (fishekzjarreve) po ashtu janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori