Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur, e cila është gjetur në Veri të Mitrovicës, dhe e cila besohet se është e përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
MPB ka bërë të ditur se si rezultat i bashkëpunimit me një shtet të BE-së, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009, ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, MPB ka treguar po ashtu se Policia ka arritur të sigurojë se kujt i është shitur po e njejta veturë në vitin 2017.
Ky është njoftimi i plotë i MPB’së:
Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj, me t’u njoftuar me aktin kriminal që ndodhi në veri të Kosovës, si rezultat i të cilit u vra Oliver Ivanoviq, ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e MPB-së, me qellim që akterët e këtij krimi të kapen sa më parë.
Në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes eshte duke e trajtuar në mënyrë serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Policia e Kosovës ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur e cila eshte gjetur në Veri të Mitrovicës e cila besohet se është e involvuar në vrasjen e Oliver Ivanovic-it dhe të cilën menjëherë ka arritur ta lokalizoj përmes kanaleve ndërkombëtare të komunikimit, në një shtet të BE-së.
Si rezultat i bashkëpunimit me këtë shtet të BE-së, gjithnjë në nivel operacional-policor, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009 ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi e po ashtu ka arritur të siguroj se kujt i është shitur po e njejta veturë në vitin 2017.
Me këtë rast, Ministri Sefaj së bashku me Drejtorin e Pergjitheshëm te Policisë së Kosovës, tashmë kanë dërguar njoftimin tek Prokurori i rastit i cili është në proces të dërgimit të kërkesës së tij nëpërmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike ndërkombëtare tek autoritetet serbe.
Institucionet e rendit, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, dhe jane ne maksimum te perkushtuara që këtij akti kriminal t’i japin sa më shpejtë një epilog.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën