LAJMI I FUNDIT:

Policia shton masat e mbikëqyrjes në rajonin e Pejës në kuadër të udhrit operativ ‘Sezoni veror 2019’, gjatë fluksit të bashkatdhetarëve

Policia shton masat e mbikëqyrjes në rajonin e Pejës në kuadër të udhrit operativ ‘Sezoni veror 2019’, gjatë fluksit të bashkatdhetarëve
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se është duke vazhduar me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive referuar sezonit veror.

Sipas Policisë kjo periudhë karakterizohet me disa karakteristika të veçanta në vendin tonë, që kërkon aktivitete proaktive të shtura, në kuadër të implementimit të Urdhrit Operativ ‘ Sezoni veror 2019’, me ç’rast gjatë muajve në vijim kemi një fluks të madh të bashkatdhetarëve të cilët vijnë në pushim nga vendet e Evropës perëndimore dhe nga vendet tjera, dhe shumica nga këta vijnë me veturat e tyre, me ç’rast do rritet dukshëm numri i automjeteve në rrugët e Kosovës.


“Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale, po ashtu edhe njësitet policore pranë stacioneve policore nëpër komunat e rajonit Pejë, referuar këtij plani dhe planeve të mëhershme në veprim, si ‘ Parandalimi i kundërvajtjeve në trafikun rrugor’, kanë shtuar masat e mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë në trafikun rrugor, pjesëmarrësve në trafik, preventivi i aksidenteve dhe masat e shqiptimit ndaj kundërvajtësve, për të gjithë kundërvajtësit pjesëmarrës në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, përmes këtij njoftimi kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që të kanë përkujdesje më të shtuar gjatë qarkullimit në rrugë, sidomos në mbajtjen e distancës së nevojshme, t’i përshtaten kushteve të rrugës, përkufizimit të shpejtësisë sipas shenjave të parapara në të gjitha rrugët, kushteve atmosferike dhe shumë faktorëve tjerë që janë të përcaktuar me ligj.

“Po ashtu PK njofton qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor që nuk respektojnë rregullat e parapara sipas Ligjit, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në ketë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, njofton Policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori