LAJMI I FUNDIT:

Policia shqipton 235 gjoba për kundërvajtje për mjetet transportuese

Policia shqipton 235 gjoba për kundërvajtje për mjetet transportuese

Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor” & “Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (07-11.11.2022) ka punuar në Planin Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”.

Gjatë kontrolleve të këtyre mjeteve në kuadër të këtij operacioni ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme vetëm për mjetet transportuese, ndërsa nga inspektorët e kësaj ministrie janë shqiptuar 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete.


“Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e mjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori