LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptare arreston një serb në Morinë, pritet ekstradimi në Serbi

Policia shqiptare arreston një serb në Morinë, pritet ekstradimi në Serbi

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas serb të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Serbia, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Policisë Kufitare krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjazohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare”, njofton Policia e Shqipërisë.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç.


Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kralevë, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Në përfundim të veprimeve, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Serbi”, përfundon njoftimi i Policisë shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori