Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale Perëndimi e Policisë Kufitare, sot me urdhër të prokurorit kanë realizuar kontroll në dy lokacione në territorin e Suharekës nën dyshimin e zhvillimit të aktiviteteve të kontrabandës me emigrant.
Policia njofton se në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrollin në një lokacion nën dyshimin se aty mund të ketë dëshmi që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘kontrabanda me emigrant’.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 36 (tridhjetë e gjashtë) pasaporta të RKS-së, një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 (njëzet e dy) foto të 6 personave të ndryshëm, një transaksion bankar. I dyshuari nuk është hasur në atë lokacion”, thuhet në njoftim.
Gjatë grumbullimit të dëshmive dhe provave, policia ka ardhur në përfundim se edhe në një lokacion të dytë mund të gjinden dëshmi lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. Kështu, pas marrjes së urdhëresës nga organet e drejtësisë është realizuar në mesditë (27 maj 2021) kontrolli në lokacionin e dytë.
“Aty janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi: dy telefona; dy pasaporta të RKS-së, dy transaksione bankare, një diplomë e Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit) dhe një pushkë gjysme automatike me një karikator dhe 28 (njëzet e tetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm. I dyshuari i dyte është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në komunikatën e PK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit