Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka treguar se protesta e sotme e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje është vlerësuar si e qetë dhe pa incidente.
Policia ka dhënë detaje rreth punës së Policisë për garantimin e sigurisë si dhe ka thënë se qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë.
”Ashtu siç është bërë e ditur Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar për sot (29.09.2018) në Prishtinë, për të garantuar rend, qetësi dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës. Protesta ka filluar diku rreth orës 14:00, fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit Skënderbeu, nga ku janë mbajtur edhe disa fjalime nga personalitete të ndryshme para protestuesve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje thuhet se për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut përgjatë marshutës së protestuesve, në vazhdimësi janë kujdesur njësitet relevante policore të angazhuara sipas planit policor.
“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës përmes implementimit të planit policor, është kujdesur që në aspektin e sigurisë protesta të kalojë e qetë dhe pa incidente, një kontribut të madhe në këtë drejtim dhanë edhe vet qytetarët, të cilët treguan një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë. Rreth orës 16:10 protestuesit kanë filluar të shpërndahen, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë”, përfundon njoftimi për media i PK-së./Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Dimitrov: Një marrëveshje më e mirë për palën greke do të thotë një marrëveshje më e keqe për palën maqedonase dhe anasjelltas
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi