LAJMI I FUNDIT:

Policia publikon pamjet kur vetura pa shofer përplas për vdekje një grua (Video,+16)

Policia publikon pamjet kur vetura pa shofer përplas për vdekje një grua (Video,+16)

Janë publikuar pamjet e përplasjes së veturës pa shofer e cila vrau një këmbësor, pasi makina pa shofer Uber thuhet se dështoi të ngadalësonte, duke goditur për vdekje një grua 49-vjeçare që ecte biçikletën e saj përgjatë rrugës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë përplasjen që vrau Elaine Herzberg në Tempe të Arizonës, në natën e së dielës.


Kjo ngjarje, siç shkruajë më tej mediat e huaja, ka ngritur pyetje të reja për arsyen pse makina nuk u ndal kur një njeri hyri në rrugën e saj dhe ka shkaktuar shqyrtim të rregulloreve në shtet, të cilat kanë inkurajuar testimin e teknologjisë autonome.

“Është e tmerrshme”, ka thënë Tina Marie Herzberg White, një e afërme e viktimës. “Duhet të ketë një çështje penale”.

Policia ka lëshuar dy video të rastit – njëra jashtë dhe tjetra që tregon brendësinë e veturës.

Pamjet e jashtme tregojnë makinën që ecte në një rrugë disi të errët dhe kryesisht bosh pasi që u përplas me gruan duke ecur drejtpërdrejt në rrugën e saj.

Ndërkaq pamjet brenda tregojnë operatorin, duke shikuar diçka brenda veturës dhe jo në rrugë në kohën e përplasjes. /Telegrafi/