LAJMI I FUNDIT:

Policia parandalon edhe një rast ‘kontrabandë me mallra’

Policia parandalon edhe një rast ‘kontrabandë me mallra’

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar  aktivitete, kontrollet taktike dhe operacionet policore në teren.

Njësitet e task-forcës operative të DRPK-Lindjes, pas pranimit të  informatave  nga tereni për lëvizje të dyshimta (kontrabandë me mallra) në brezin kufitar me Maqedoninë,  kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke ngritur prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.


Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20,  në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë  është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore.

Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula.

Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori