LAJMI I FUNDIT:

Policia njujorkeze arrestoi mësuesen që e vaksinoi nxënësin në shtëpi kundër COVID-19

Policia njujorkeze arrestoi mësuesen që e vaksinoi nxënësin në shtëpi kundër COVID-19

Një mësuese e një shkolle në New York, e cila nuk ka kualifikim mjekësor, u arrestua pasi dyshohet se e vaksinoi një nxënës kundër COVID-19.

Policia thotë se Laura Russo e administroi dozën në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk kishte autorizim ligjor ose pëlqimin e prindërve të djalit.


Russo, 54, e cila jep mësim biologji, mund të përballet me katër vjet burg nëse shpallet fajtore. Djali 17-vjeçar thuhet se kishte kërkuar vetë të vaksinohet, raporton bbc.

Policia thotë se është e paqartë se si mësuesja arriti deri tek vaksina. Aktualisht, vaksina Pfizer-BioNTech është e vetmja e autorizuara për amerikanët nën 18 vjeç.

Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëse administrohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e falsifikuar ose e skaduar.

Pacientët gjithashtu duhet të pyeten për historinë e tyre mjekësore dhe të monitorohet reagimi i tyre pas vaksinimit. /Telegrafi/