LAJMI I FUNDIT:

Policia në Skenderaj realizon kontrolle në shkolla, sekuestron pesë thika dhe një shufër metalike

Policia në Skenderaj realizon kontrolle në shkolla, sekuestron pesë thika dhe një shufër metalike

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie, të cilat janë zbatuar në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj.

Mbi bazën e vlerësimit dhe rrethanave bëra nga këshillat i prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj.


Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar, pesë thika dhe një shufër metalike.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori