LAJMI I FUNDIT:

Policia në aksionin e sotëm në Luboten ka konfiskuar 12 tonë duhan

Policia në aksionin e sotëm në Luboten ka konfiskuar 12 tonë duhan

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi se në aksionin e sotëm në fshatin Luboten është konfiskuar 12 tonë duhan dhe se nuk ka persona të arrestuar për shkak se hetimi nuk është kundër personave fizik por se në shënjestër janë katër persona juridik që në mënyrë ilegale kanë importuar duhani.

Sipas drejtorit të Policisë Financiare, për dy vite, buxheti shtetëror është dëmtuar me mbi 7.5 milionë euro për shkak se nuk është paguar tatimi për mallin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjatë vitit 2019 dhe 2019 kanë vepruar disa subjekte juridike që kanë kryer importimin e duhanit nga shtetet fqinje siç janë Shqipëria, Serbia, Greqia dhe Bullgaria, dhe më pastaj i njëjti, në të zezë është shitur nga më shumë persona fizik. Ne kishim dyshime se personat fizik kishin ilegalisht makineri ku përpunonin duhanin, dhe më pastaj është shitur markë në tregun e zi. Shtija nuk është regjistruar askund, ndërsa prodhuesit dhe shitësit nuk kanë paguar tatim. Në vitin 2018, buxheti është dëmtuar për 5.5 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 mbi 1.8 milionë euro”, tha drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Pamje nga aksioni në Luboten, është konfiskuar sasi e madhe e duhanit (Video)
Lexo po ashtu Pamje nga aksioni në Luboten, është konfiskuar sasi e madhe e duhanit (Video)

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanososki thotë se institucionet duhet të punojnë të zbulohet shitja ilegale e duhanit. Sipas tij gjatë prodhimit të duhanit të tillë përdoren perstidicde që dëmtojnë shëndetin dhe për shkak mënyrës së papërshtatshme ka edhe myk, që shërben në shfaqjen e kancerit.

“Shitha ilegale e duhanit dëmton shëndetin e qytetarëve. Shitja e këtij lloji të duhanit ka pasoja të dëmshme. Ky lloj i duhanit nuk asnjë dokument për mënyrën e prodhimtarisë, dhe nuk është kontrolluar cilësia”, tha Tanasoski duke cekur edhe një herë se përdorimi i këtij lloj duhani është tepër i rrezikshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori