LAJMI I FUNDIT:

Policia Kufitare ndalon një person të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia Kufitare ndalon një person të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës, stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt”, gjatë  patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa vendore.

Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarr veprime konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë  migrantë, shtetas të huaj.

Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë”  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt.


Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Një (1) person i dyshuar, R.F. (1987) shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës metët e përkushtuar në parandalimin, luftimin e të gjithë  veprimtarive  të kundërligjshme”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori