LAJMI I FUNDIT:

Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, rritet numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë

Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, rritet numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë
Foto: Arkiv

Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, rritet për më shumë se 100 numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë

Policia e Kosovës ka rritur kontrollet për masat anti-COVID dhe kjo vërehet edhe nga numri i tiketave të shqiptuara në 24 orët e fundit.


Në të dhënat e ditëve të fundit nga Policia e Kosovës, shihet se shqiptimi i tiketave është rritur për më shumë se 100 në 24 orët e fundit.

Teksa në ditët e kaluara kishte nga 4 ose 5 tiketa të shqiptuara, e me raste edhe asnjë, ky numër është rritur ndjeshëm të shtunën e 14 gushtit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 117 tiketa për mos respektim të Ligjit anti-COVID.

Nga të dhënat e ditëve të tjera shihet se në 24 orët e fundit ka pasur një intensitet më të rreptë të kontrollove nga policia, pasi një ditë më parë ishin shqiptuar vetëm 4 tiketa.

Në raportin e datës 13 gusht nuk figuronte asnjë tiketë e shqiptuar për mos-respektim të masave anti-COVID.

Kurse, më 12 gusht gjithashtu ishin shqiptuar vetëm 4 tiketa na bazë të ligjit anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori