Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e dy personave në kërkim, të cilët dyshohen se kanë kanosur zyrtarin policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Në kërkim të policisë janë personat e dyshuar Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën "Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917. Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648.

“Lidhur me rastin penal  ‘Kanosje’ pranë Sektorit  te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë  janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje  me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore  janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme  kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

person 2

person ne kerkim1

“Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa  nga ana e njësitit të hetimeve  të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë”.

Më tej thuhet se “të dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivist  me të kaluar kriminale”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/