LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkoi që të mos hiqen rrethojat te Qeveria për arsye sigurie, Kurti thotë se e kanë trajtuar me kujdes këtë çështje  

Policia kërkoi që të mos hiqen rrethojat te Qeveria për arsye sigurie, Kurti thotë se e kanë trajtuar me kujdes këtë çështje  
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth largimit të rrethojave në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për të cilën nga Policia e Kosovës është thënë të mos hiqen për arsye sigurie.

Kurti në një konferencë tha se drejtori i Policisë, Rashit Qalaj i kishte rekomanduar ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të mos largohen rrethojat te objekti i Qeverisë dhe Kuvendit.


Hiqen rrethojat te Qeveria, Kryeziu: Në mes sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë pengesa  
Lexo po ashtu Hiqen rrethojat te Qeveria, Kryeziu: Në mes sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë pengesa  

Sipas Kurtit, Sveçla i ka shkruar një kërkesë një instance brenda ministrisë që ai udhëheq për heqjen e rrethojave, për të cilat tha se është dashur të largohen më herët.

“Mbase i kemi hequr vonë”, tha Kurti.

Sipas tij, çështja e sigurisë është trajtuar me kujdes dhe se nuk ka mungesë sigurie.

Kryeministri në detyrë tha se mes Qeverisë dhe sheshit të qytetarëve nuk duhet të ketë pengesa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori