LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth aksidentit tragjik në Leshan, ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it

Policia jep detaje rreth aksidentit tragjik në Leshan, ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik në fshatin Leshan, ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it.

“Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas të huaj, si dhe një mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.


Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas i huaj ka ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim të aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 orë nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/