LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje: Pronari i laboratorit dhe punëtorja në Podujevë u zunë në flagrancë duke lëshuar teste të falsifikuara të COVID-19

Policia jep detaje: Pronari i laboratorit dhe punëtorja në Podujevë u zunë në flagrancë duke lëshuar teste të falsifikuara të COVID-19
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, të cilët kanë lëshuar teste të COVID-19 të falsifikuara.

Sipas komunikatës për medie, ku kanë dhënë edhe detaje, thuhet se njëri i arrestuar është pronari i laboratorit, B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar ndërsa personi i dytë është punëtorja e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare.


“Hetimet paraprake dhe operacioni policor i sotëm vije pas dyshimeve se në këtë laborator lëshoheshin teste të falsifikuara për Covid 19. Hetuesit policorë, gjatë realizimit të këtij operacioni policor kanë arritur të kapin në flagrancë duke lëshuar teste të falsifikuara pronarin e laboratorit, të dyshuarin B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar dhe punëtoren e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare”, thuhet në komunikatë.

Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me COVID-19
Lexo po ashtu Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me COVID-19

Sipas komunikatës, zyrtarët policorë (hetuesit dhe forenzika) edhe në këto momente janë duke vazhduar kontrollin në laborator së bashku me Inspektoratin Shëndetësor ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme të cilat do të shërbejnë si provë në procedurën e mëtutjeshme penale, po ashtu nga Inspektorati Shëndetësor do të merren masa tjera administrative në kuadër të kompetencave të tyre.

“Ndaj dy personave të dyshuar B.S. dhe Xh.Sh., nga prokurori kujdestar i PTH-Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje ‘falsifikim i dokumenteve’”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori