Policia jep detaje për zjarrin në Pejë – u dëmtuan tri shtëpi, zjarri shpërtheu fillimisht në një depo me vajra motorike
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu sot një shtëpi në këtë qytet.
Në komunikatën për media, policia ka bërë të ditur se rreth orës 08:40 është informuar për një rast zjarri në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë, ku nga ky zjarr ishte përfshirë një aneks (depo private që posedonte vaji motorik).
Menjëherë njësitet policore të Stacionit Policor dhe Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë kanë reaguar në vendin e ngjarjes, dhe duke vlerësuar se zjarri mund të hapet edhe në objekte/shtëpi tjera të banimit kanë njoftuar edhe brigadën e zjarrfikësve të cilët kanë dal shumë shpejtë në vend ngjarje.
“Edhe përkundër intervenimit të shpejtë të Policisë dhe të zjarrfikësve nga Peja dhe qytetet për rreth si dhe nga KFOR-i, nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sepse përpos depos me vaji motorik janë dëmtuar dhe tri shtëpi banimi, pasi që ishin shumë afër njëra tjetrës”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se pas një pune të madhe dhe shumë profesionale të këtyre njësiteve, zjarri është futur nën kontroll pas një kohe, ndërsa edhe me tutje njësitet policore janë duke punuar në vendin e ngjarjes nën koordinim me Prokurorin e shtetit, në mënyrë që të mbledhin dëshmi për të proceduar dhe hetuar se si ka ardh deri tek ky zjarr.
Ky rast me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe është duke u proceduar nga Njësia rajonale për hetimin e krimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën