LAJMI I FUNDIT:

Personi që kishte mbetur duke u mbajtur në teleferik në Brezovicë është punëtor i kërkim-shpëtimit, Policia jep detaje

Personi që kishte mbetur duke u mbajtur në teleferik në Brezovicë është punëtor i kërkim-shpëtimit, Policia jep detaje

Disa ditë më parë, Telegrafi kishte raportuar në lidhje me një video që po qarkullonte në rrjete sociale, ku shihej një person në situatë të vështirë duke u mbajtur me duar në teleferik.

Derisa nuk diheshin rrethanat e këtij rasti, Policia e Kosovës sapo ka parë këtë video ishte interesuar për rastin në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, por që protagonisti e as qendra nuk kishin dashur të hapnin rast, pasi nuk kishte pasur persona të lënduar.


Nga Policia e Kosovës, në rajonin e Ferizajt kanë sqaruar për Telegrafin se personi i cili shihet në video ishte punëtor i qendrës, më saktësisht punëtor për kërkim-shpëtim.

Punëtori derisa po punonte, i kishte ngecur dorëza në ski-lift derisa ai kishte nisur të lëvizë.

Një person në Brezovicë mbetet në një situatë të vështirë duke u mbajtur për ski-lift
Lexo po ashtu Një person në Brezovicë mbetet në një situatë të vështirë duke u mbajtur për ski-lift

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar për Telegrafin se punëtori pasi e njihte mirë terrenin, kishte pritur momentin më të përshtatshëm ku është më afër tokës për tu lëshuar nga ski-lifti.

“Me 29 janar, policia në Shtërpcë, sapo e kanë parë videon që ka qarkulluar në rrjetet sociale kanë kontaktuar Qendrën e Skajimin, por ata nuk kanë dashur të hapin rast, duke qenë se nuk ka pasur lëndime personi. Fjala ka qenë për një punëtorë të kërkim-shpëtimit, që i ka ngecur dorëza aty dhe ai e ka pritur terrenin e përshtatshëm për tu lëshuar, duke qenë se ai e ka njohur shumë mirë terrenin”, tha Veseli. /Telegrafi/