Policia greke ka arrestuar dhe keqtrajtuar një emigrant shqiptar jashtë konsullatës së Selanikut.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së mërkurës jashtë ambienteve të konsullatës shqiptare në Selanik, ku çdo ditë qindra bashkëatdhetarë qëndrojnë për orë të tëra për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.
Viktima e radhës e dhunës policore greke është Sherif Xhangolli nga fshati Lenije e Gramshit.
Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët dërguan edhe video në redaksinë e Top Channel, emigranti shqiptar pasi qëndroi disa orë në radhë, pa mundur t’i shërbehet, tentoi të afrohet pranë hyrjes së konsullatës për tu ankuar përse nuk respektohet radha, por punonjësit kalojnë jashtë radhe, ata që u japin para sekserëve të lidhur me punonjës të konsullatës sonë.
Pikërisht në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë grekë, të thirrura prej konsullatës sonë për të vënë rregull.
Xhangolli u ndalua dhe pasi u kërcënua të largohej, ndërhyri edhe policia greke, e cila dhunoi në sy që qindra emigrantëve dhe në vazhdim e arrestoi.
Pavarësisht se emigrantët shqiptarë që ndodheshin aty në atë moment , folën që të mos e arrestonin pasi Xhangolli nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme, forcat e policisë greke e kanë shoqëruar dhunshëm në ambientet e drejtorisë së policisë së Selanikut, ku aktualisht mbahet për të dërguar në gjykatë nën akuza të rënda.
Ngjarje të tilla janë të shpeshta jashtë ambasadës sonë në Athinë dhe konsullatës në Selanik, ku çdo ditë mijëra vetë presin për tu pajisur me pasaporta, ndërkohë që ka korrupsion tepër të lartë.
Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur pak më parë siç Top Channel raportoi Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën