LAJMI I FUNDIT:

Policia gjobitë me nga 200 euro tre taksistë në Pejë, përkundër që iu lejohet veprimtaria pas vendimit të qeverisë

Policia gjobitë me nga 200 euro tre taksistë në Pejë, përkundër që iu lejohet veprimtaria pas vendimit të qeverisë

Të premten më 13 nëntor në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Qeveria ka kategorizuar komunat në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.


Sipas kategorizimit, komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe)

Komunat që hyjnë në kategori: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut.

Në kuadër të kësaj sipas rekomandimeve, pika e nëntë thotë se “Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes”.

Por, përkundër kësaj, policia po vazhdon t’u vejë gjobë 200 euro taksive.

Zona e gjelbër, e verdhë dhe e kuqe - kështu bëhet ndarja e komunave sipas numrit të të infektuarve
Lexo po ashtu Zona e gjelbër, e verdhë dhe e kuqe - kështu bëhet ndarja e komunave sipas numrit të të infektuarve

Një qytetar nga Peja i cili ka marrë gjobë sot ( e shtunë), i ka thënë Telegrafit, se përkundër që ka qenë vetëm në veturë, dhe posedon dokumentacionin që i lejohet të punojë, atij i kanë vëndosur gjobë.

Për këtë ai ka thënë se do të ankohet.

Përveç tij edhe dy taksi të tjerë “London Taxi” po ashtu sot kanë marrë gjobë 200 euro pasi kanë punuar pas orës 19:00.

Ata e kanë konfirmuar se janë gjobitur në qytetin e Pejës, dhe thënë se do të çojnë ankesë, pasi kanë lejet e qarkullimit sipas rekomandimeve të fundit të qeverisë.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 765 raste me coronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 1791 mostrave të testuara. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur edhe 11 pacientë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori