LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane bastis disa prona si pjesë e hetimeve për sulmin në Vjenë

Policia gjermane bastis disa prona si pjesë e hetimeve për sulmin në Vjenë

Policia gjermane tha të premten se është duke bastisur apartamente dhe zyra në kuadër të hetimeve për lidhje të mundshme me mbështetësin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, i cili në fillim të javës, kreu një sulm të armatosur në Vjenë të Austrisë duke lënë të vrarë katër persona.

Autoritetet austriake e kanë identifikuar “terroristin islamik” si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi austriake dhe maqedonase. Ai u vra nga policia gjatë sulmit.

Vendet në Osnabrueck, Kassel si dhe në zonën Pinneberg që u kontrolluan u përkasin katër personave, të cilët “nuk besohet të jenë të përfshirë në sulm”, tha agjencia federale kundër krimit (BKA).


“Por, ata mund të kenë pasur lidhje me vrasësin e pretenduar”, tha agjencia. Bastisjen bëhen me kërkesë të autoritetet austriake.

Policia austriake ka ndaluar 14 persona si pjesë e hetimeve për sulmin, raporton Rel.

Revista gjermane Der Spiegel kishte raportuar në fillim të kësaj jave se sulmuesi i Vjenës kishte kontaktuar me islamistët gjermanë gjatë një përpjekje për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.

Hetimi gjithashtu ka çuar në Zvicër, ku prokurorët kanë konfirmuar se dy burra zviceranë të moshës 18 dhe 24 të cilët u arrestuan të mërkurën kishin qenë tashmë shënjestrat e çështjeve penale për veprat e terrorizmit.

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori