Policia gjermane ka zbuluar një nga faqet e internetit më të mëdha në botë për pornografinë e fëmijëve me më shumë se 400,000 përdorues dhe arrestoi katër persona të lidhur me platformën, thanë të hënën prokurorët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, platforma “BOYSTOWN” ka ekzistuar që prej të paktën qershorit të vitit 2019 dhe ishte e arritshme vetëm përmes të ashtuquajturit Darknet, thanë në një deklaratë zyra e prokurorit publik në Frankfurt dhe Policia Federale e BKA.
Uebfaqja ka më shumë se 400,000 përdorues dhe u përdor për shkëmbimin botëror të pornografisë së fëmijëve.
Ajo u mundësoi anëtarëve të marrin përmbajtjen e pornografisë së fëmijëve dhe të shkëmbejnë pamje me njëri-tjetrin në zonat e bisedës, si dhe përmes kanaleve zanore.
“Midis imazheve dhe regjistrimeve video të ndara ishin edhe regjistrimet e abuzimit seksual më të rëndë të fëmijëve të vegjël”, kanë thënë prokurorët.
Policia arrestoi tre të dyshuar kryesorë, të cilët akuzohen për operimin dhe mirëmbajtjen e platformës, gjatë bastisjeve në shtatë prona në mes të prillit.
Të dyshuarit janë një 40-vjeçar që jeton në Paderborn në Gjermaninë perëndimore, një 49-vjeçar nga zona e Mynihut dhe një 58-vjeçar nga Gjermania veriore që jeton në Amerikën e Jugut për disa vjet, tha policia.
Një burrë i katërt, një 64-vjeçar nga Hamburgu, gjithashtu është arrestuar nën dyshimin se ishte regjistruar si anëtar i platformës në korrik të vitit 2019 dhe kishte postuar mbi 3,500 “kontribute” në këtë faqe, duke e bërë atë një nga përdoruesit më aktivë.
Pas bastisjeve, platforma BOYSTOWN është bllokuar, tha policia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe