LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës, dyshohet se i përkasin grupit të Radoiçiqit

Policia gjen pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës, dyshohet se i përkasin grupit të Radoiçiqit
Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës, zolla e konfiskuar në ngjarjet e shtatorit

Policia e Kosovës, e ka gjetur një sasi të armatimit afër Manastirit të Banjskës, në Zveçan.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri ka deklaruar për Telegrafin se bëhet fjalë për pesë “zolla”.


Këtë armatim Policia e Kosovës e ka gjetur gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka deklaruar Elshani për Telegrafin.

Hetimet janë duke vazhduar.

“Do të shkojmë në fund”, Kusari-Lila: Ekziston përgjimi i bisedës mes Radoiçiqit dhe Vuçiqit, me plan për sulm në Kosovë
Lexo po ashtu “Do të shkojmë në fund”, Kusari-Lila: Ekziston përgjimi i bisedës mes Radoiçiqit dhe Vuçiqit, me plan për sulm në Kosovë

Më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist nga Serbia në krye me kriminelin Millan Radoiçiq, e kishin sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Milan Radoiçiq arriti të ikë në Serbi, ai e pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi./Telegrafi/