LAJMI I FUNDIT:

Policia e San Franciskos së shpejti mund të punësojë robotë, ata do të qëllojnë kriminelët

Policia e San Franciskos së shpejti mund të punësojë robotë, ata do të qëllojnë kriminelët

Policia në San Francisko së shpejti mund të fillojë të përdorë robotë potencialisht vdekjeprurës me telekomandë në situata emergjente, nëse vendimi merr dritën jeshile nga këshilli i qytetit.

Vendimi është kundërshtuar nga shoqata që mbikëqyrë policinë, e cila beson se mund të çojë në militarizimin përfundimtar të forcës policore, e cila tashmë është tepër agresive ndaj komuniteteve të varfra dhe pakicës, transmeton Telegrafi.

Dhe ndërsa shoqatat argumentojnë se parametrat nën të cilët lejohet përdorimi i robotëve të policisë janë shumë të paqarta, departamenti i policisë së San Francisko, ka thënë se nuk ka robotë të armatosur dhe nuk ka plane për të armatosur robotët.


“Por ata mund të vendosin robotë të pajisur me lëndë shpërthyese për të kontaktuar, neutralizuar ose çorientuar një të dyshuar të dhunshëm, të armatosur ose të rrezikshëm kur jetët janë në rrezik”, tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos, Allison Maxie, raporton ABC News.

“Robotët e pajisur në këtë mënyrë do të përdoren vetëm në rrethana ekstreme, për të shpëtuar ose parandaluar humbjen e mëtejshme të jetës së pafajshme”, shtoi ajo.

Propozimi i policisë nuk detajon se si munden apo nuk mund të pajisen robotët, duke lënë të hapur mundësinë e armatimit të mëtejshëm.

“Robotët do të përdoren si një opsion i forcës vdekjeprurëse, vetëm kur kërcënimi i humbjes së jetëve për qytetarëve ose oficerët është i pashmangshëm dhe tejkalon çdo opsion tjetër të forcës në dispozicion të zbatimit të ligjit”, tha policia në një deklaratë.

Policia e San Franciskos ka aktualisht dhjetëra robotë funksionalë, që përdoren në situata me bomba ose për mbikëqyrje me dukshmëri të ulët, thotë policia. Ata nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve se si i blenë robotët.

Si president, Donald Trump nënshkroi një urdhër në vitin 2017 që i mundësonte këtë program Pentagonit, pasi paraardhësi i tij Barack Obama e kufizoi atë në 2015, kryesisht për shkak të reagimeve negative të publikut ndaj përdorimit të pajisjeve ushtarake gjatë protestave në Ferguson, kur u vra Michael Broën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori