LAJMI I FUNDIT:

Policia e ruan Arsovskan derisa transportuesit privatë protestojnë

Policia e ruan Arsovskan derisa transportuesit privatë protestojnë

Policia intervenuese me parmakë po qëndron para hyrjes së Bashkisë së Shkupit, ndërsa në anën tjetër të “Ilindenskas” po bllokojnë transportuesit privatë.

Pas konferencës së Lenin Jovanovskit, gazetarët kërkuan përgjigje nga Arsovska, por askush nga Shërbimi i marrëdhënieve me publikun nuk u përgjigj.


Gazetarët ende janë para derës së Bashkisë së Shkupit.

Ndërkohë Lenin Jovanovski nga “Sloboda prevoz” sot tha se me bllokadën do të vazhdojnë derisa të gjejnë marrëveshje. Ndërsa nuk përjashtoi që bllokada e tyre të zgjerohet./Telegrafi/