Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se pjesëtarë të saj po trajnohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja.
“Policia e Kosovës si forcë kryesore e zbatimin të ligjit në vend, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatë.
Në këtë kuadër të këtij bashkëpunimi sipas Policisë prioritet ka qenë intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse mjaft të rëndësishme për PK-në nga parteri ICITAP-i amerikan, ku me mbështetjen e tyre nga data 6 deri 10 maj, është realizuar “Kursi Trajnues – Negocimi në Situata të Krizës” trajim njëjavor (40 orësh) nga FBI-ja, për 25 anëtarë të Policisë së Kosovës.
“Nga këta pjesëmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane”, thuhet në njoftim.
Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.
Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe zyrtar të lartë të ICITAP-it kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. QALAJ ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në mbështetjen e Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspert me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre