LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës shton masat e sigurisë në Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit – arrestohen 9 persona

Policia e Kosovës shton masat e sigurisë në Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit – arrestohen 9 persona

Pas vrasjeve të fundit në vend Policia e Ferizajt ka shtuar masat e sigurisë në Ferizaj, Shtime, Shtërpcë, Kaçanik e Hani i Elezit.

Në njoftimin e Policisë për rajonin e Ferizajt thuhet se janë angazhuar të gjitha stacionet dhe po ashtu janë angazhuar njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.


Siç bëhet e ditur aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani.

“Nga data: 08-11/08/2023 ka realizuar këto aktivitete: Janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, janë realizuar 226 pika kontrolli të automjeteve, janë realizuar 26 pika kontrolli me alkool test, janë realizuar 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1,645 vetura, janë legjitimuar 1,895 persona, janë kontrolluar 21 lokale, janë arrestuar 9 persona, janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu njoftohen qytetarët se Policia Rajonale e Ferizajt do të shtojë kontrollet policore ndaj personave, automjeteve dhe lokaleve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme për jetën.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, gjersa për të gjitha rastet kriminale të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital.

‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250, 0290/322-406. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori