LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfiskon 14 kilogram drogë në një veturë, të dyshuarit gjatë ikjes kanosin me armë policinë

Policia e Kosovës konfiskon 14 kilogram drogë në një veturë, të dyshuarit gjatë ikjes kanosin me armë policinë

Policia e Kosovës në një operacion të zhvilluar sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, në një veturë ka konfiskuar 13 paketime të mbushura me substance narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 14 kilogram e 50 gram. Gjatë operacionit të ndjekjes, policia ka hasur në rezistencë të dyshuarve me posedim të lëndëve narkotike, njëri nga të cilët ka nxjerr armën dhe e ka drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotik, njësia rajonale Prishtinë pas hetimeve intensive me datë 10.07.2021 ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të dyshuar në veprën penale të “Blerjes, shitjes dhe shpërndarjes së”, me ç’rast kanë konfiskuar mbi 14 kilogram substance narkotike, e dyshuar marihuanë.


“Ky operacion policor ndërlidhet me veprimet e zyrtareve policor ne terren, te cilët sot rreth orës 08:00 kanë tentuar të ndalojnë për kontroll dy vetura të dyshuara, njëra “Golf” ngjyrë e bardhë me targa të Kosovës me vozitës (E. R.) dhe vetura ‘Audi A6’ ngjyrë e kaltër me targa të shtetit të Italisë me vozitës (B. G), që ishin duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Gjilanit”, njofton Policia, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se personat e dyshuar me të vërejtur zyrtaret policorë kanë filluar ikjen neper një rrugë malore dhe më pas dyshohet se janë ndalur për të hedhur gjera të dyshuara nga automjetet, e që dyshohej se ishte substancë narkotike.

“Njësia policore ka arritur shpejt në atë lokacion dhe personat e dyshuar bashkë me veturat kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një rrugë malore në një zonë të pabanuar” .

“Me këtë rast për të ju shmangur arrestimit i dyshuari (E. R,) nga brezi kishte nxjerre një armë revole ngjyrë të zezë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtareve policorë, mirëpo falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të cilët nuk janë zmbrapsur, por iu kanë dhënë komanda verbale për ndalim të dyshuarve dhe me qëllim të shmangies së rrezikut për jetën e kolegut dhe vetes së tij, në vetëmbrojtje ka përdorur armen zyrtare në drejtim të dyshuarit, mirëpo pa pasoja në njerëz, vetëm me një dëm minimal në njërën nga dritat e automjetit te dyshuar. Pas kësaj njeri nga zyrtaret policor ka pësuar një lëndim të lehtë në gjunjë”.

Policia thotë se të dyshuarit duke e shfrytëzuar terrenin shumë të papërshtatshëm malor kanë arritur që të ikin këmbë nga vendi i ngjarjes duke lënë të braktisura veturat.
“Gjatë ekzaminimit të veturave të dyshuara në bagazhin e veturës Audi A6 ngjyrë e kaltër janë gjetur dhe konfiskuar 13 paketime te mbushura me substance narkotike te llojit marihuane me peshe te përgjithshme prej 14.050 gram ( 14 kilogram e 50 gram)” .

Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve në fshatin Dobërdol dhe Dobratin ku janë konfiskuar dëshmi shtesë dokumente të ndryshme, veturë Golf, veturë BMË me targa Sllovake dhe veturë xhip Mitsubishi.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i krimeve të rënda Prishtinë dhe ka udhëzuar që të hapen rastet “Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 lidhur me nenin 28”, “Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge neni 267” dhe “Mbajtja nen kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve neni-366”, të cilat procedohen në prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë, po ashtu sipas procedurave është njoftuar edhe Inspektorati Policor”, thuhet në njoftim.

Njësitë policore në asistencë të njësive mbështetëse si dhe njësisë me qenë K-9 janë në kërkim të personave të dyshuar, ku po punohet intensivisht deri në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të cilët janë të njohur për policinë, si të dyshuar të përfshirë edhe në dy raste të mëhershme ku janë arrestuar edhe (6) persona të tjerë të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori